Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 27-vjeçari, u dërgua nga familjarët i plagosur me armë zjarri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

27-vjeçari, Salio Zeneli ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme.

I riu ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur në banesën e tij me armë zjarri.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 27-vjeçari, u dërgua nga familjarët i plagosur me armë zjarri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *