Nën hetim për 4 vepra penale, Ceno Klosi shfaqet në fushatë krah për krah me Ballukun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Belinda Balluku nuk është shfaqur sot në mbledhjen e grupit të PS, por ka vijuar fushatën elektorale në Fier.

Ajo që ka rënë ne sy ishte fakti se ajo ka marrë me vete në takimet elektorale, Ceno Klosin, ish-drejtorin e Testimeve, i cili po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale.

Klosi është thirrur në SPAK pas denoncimeve të shumta, ndërkohë që akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Pas thirrjes ne SPAK, Ceno Klosi u shkarkua nga detyra e kreut të Tatim Taksave, ndërkohë disa kohë më vonë ai është marrë nën ‘ombrellën’ e Ballukut.

Edhe pse nën hetim dhe me akuza të shumta, Ceno Klosi u emërua zv.minister i Belinda Ballukut.

Ai nuk ka ngurruar të shpërndaje në rrjete sociale postimet e shefes së tij.

Ceno Klosi

 

 

The post Nën hetim për 4 vepra penale, Ceno Klosi shfaqet në fushatë krah për krah me Ballukun appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *