Rama kërcënon: SPAK mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama kërcënoi SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i marrë celularin.

“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma… çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, shprehet Edi Rama.

Këtë deklaratë, Edi Rama e bëri gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Gjatë fjalës së tij, Rama mbrojti kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lëshuar akuza ndaj Prokurorisë së Posacme.

The post Rama kërcënon: SPAK mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *