Taylor Swift shpërblen stafin e çmimeve Grammy me para:Faleminderit për gjithë punën tuaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Taylor Swift ka shpërblyer stafin që punonte në prapaskenë në çmimet Grammy.

Këngëtarja e “Shake It Off” u pa në një video të postuar në X duke ecur teksa iu kthye për t’u thënë katër punonjësve: “Faleminderit shumë për gjithë punën tuaj të palodhur”.

Më pas ajo u shpërndau para punonjësve të shërbimit.

Swift  u shfaq në humor të mirë, pavarësisht se nuk fitoi në asnjë nga gjashtë kategoritë për të cilat ishte nominuar më 2 shkurt.

Ndërkohë artistja e famshme është komentuar shpesh për veprime të tilla./K.K

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *