Çfarë do të ndodhë me SPAK-un nëse fiton PD? Përgjigjet Berisha

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se reforma në drejtësi do të ndryshojë.

Berisha tha në ‘Opinion’ se nëse Opozita fiton zgjedhjet, do të thërrasë Komisionin e Venecias dhe do të skanohet puna e prokurorëve të SPAK, që sipas tij, nëse rezultojnë se nuk kanë vepruar ose bashkëpunuar me krimin, do të largohen nga detyra.

Secili prej tyre që ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët. Do ndryshojë drejtësia. Nuk mundet të më imponojë kush të mbaj kriminelë në detyrë. Do marr Komisionin e Venecias, do vemë dosjet përpara, sepse këta zotërinjtë në vend se të kërkojnë ndihmën e publikut…unë kërkova komisionin e të vërtetës, kurse këta i shpallin sekret shtetëror lidhjet e krimit me politikën”.

Më herët, në Opinion, Sali Berisha përmendi se reformimin e drejtësisë së re do ta bëjë përmes Komisionit të Venecias dhe referendumit popullor, por përjashtoi kategorikisht një bashkëpunim me Edi Ramën.

The post Çfarë do të ndodhë me SPAK-un nëse fiton PD? Përgjigjet Berisha appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *