Festë në burgun e grave në Pogradec, ish-e dënuara organizon “Shën Valentinin” për të burgosurat

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Megjithëse data shënon 13 Shkurt, në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg për gratë në qytetin e Pogradecit, u zhvillua një aktivitet argëtues në kuadër të Shën Valentinit, i mundësuar nga një ish-e dënuar, e cila ofroi një dixhej dhe një koktejl për gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin.

Festa e 14-shkurtit simbolizon dashurinë mes një mashkulli dhe një femre, e cila përfaqëson një ditë të veçantë për çiftet, por që nuk ka penguar gratë dhe vajzat në burgun e Pojskës të Pogradecit të festojnë.

Edhe pse pa partnerë, ato kanë shijuar atmosferën festive, duke marrë dhurata dhe duke kërcyer valle, duke krijuar një moment gëzimi e reflektimi brenda mureve të burgut.

Ato u argëtuan nën tingujt e muzikës. Po ashtu, në këtë ditë të rëndësishme, organizata CFN dhuroi pako për të pranishmet.

Këtë Shën Valentin e feston për herë të parë brenda hekurave të burgut, Martina Pajollari, e cila vetëm dy ditë më parë u dënua me 20 vite burg si e dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço.

Në mesazhin e institucionit të Burgut të Grave shkruhet:

“Dashuria është e vetmja forcë e aftë për të shndërruar qiellin me re në dritë plot shpresë”.

Kjo ngjarje simbolizon jo vetëm një moment feste, por edhe forcën e dashurisë dhe shpresës, edhe në kushte të vështira dhe ditë të tjera plotë argëtim dhe shplodhje do të vijojnë të jenë të pranishme në Institucionin e IEVP Pojskë”./Euronews Albania

    

The post Festë në burgun e grave në Pogradec, ish-e dënuara organizon “Shën Valentinin” për të burgosurat appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *