Plagosi nxënësin në Mat, arrestohet 18-vjeçari, policia jep detaje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pak minuta më parë është vënë në praga autori që  plagosi njënxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Mat. Paraprakisht dyshohet se adoleshenti është goditur me thikë nga një nxënës i po asaj shkolle, D.L., 18 vjeç, i cili është shoqëruar në polici.

Policia njofton se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. 17-vjeari i palgosur është dërguar në spital ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.

“Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.

Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.”– njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

The post Plagosi nxënësin në Mat, arrestohet 18-vjeçari, policia jep detaje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *