Veliaj në burg, Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës të enjten menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish në mbrojtje kryebashiakun Erion Veliaj të arrestuar 2 ditë më parë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzoi këtë të fundit për intimidim.

Kjo është hera e tretë që kryeministri shkon në bashkinë Tiranë që pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që në krye të bashkisë më të madhe në vend u komandua nënkryetarja Anduena Ristani.

Në një deklaratë 2 ditë më parë Rama u shpreh se kryebashkiaku Veliaj nuk do të shkarkohet, ndërsa akuzoi SPAK se ka dalë nga shinat kushtetuese.

The post Veliaj në burg, Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *