Video – Cikalleshi nuk fal nga penalltia, shënon sërish në Turqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Ligën e Parë në Turqi. Sulmuesi shqiptar, i dha avantazhin Adanaspor në transfertë ndaj Corum.

Në fundin e pjesës së parë, Cikalleshi u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke e ndalur topin në rrjetë.

Ky është goli i dytë këtë sezon në Turqi për 34-vjeçarin, pas transferimit në merkaton e dimrit tek Adanaspor.

Kujtojmë se në gjysmën e parë të sezonit, sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së Tractor në Iran.

Goli i Sokol Cikalleshit: (VIDEO)

The post Video – Cikalleshi nuk fal nga penalltia, shënon sërish në Turqi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *