“Bundra luan edhe me Taon”, Berisha publikon mesazhet e “SKY” në Kuvend. Ministri i implikuar në 3.4 mln eurot e sekuestruara?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryedemokrati Sali Berisha lexoi këtë të enjte në Kuvend disa biseda për të cilat saktësoi se janë pjesë e përgjimeve të dosjes hetimore “Toyota Yaris”.

Berisha zbuloi se mes komunikimit mes Erjona Daupajt, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në SPAK, një prej kushërinjve Vladi dhe avokatit Radovan Çela zbulojnë implikimin e kryeministrit Edi Rama përmes ministrit Taulant Balla.

Përgjimet e publikuara nga Berisha

“Së pari, të dashur qytetarë, siç e shihni, këta kanë marrë fund. Ai deklaron se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, ky tjetri flet në emër të tij për PS. Jeni katandisur aty ku e meritoni. Por unë, meqë ky tha nuk quhem Tao, por quhem Krenar, do u lexoj pak disa rreshta prej tij”, tha Berisha, teksa më tej lexoi përgjimet:

Daupaj: Nuk do i bëj nder Ballës unë.

Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?

Vladi: OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë?

Çela: Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Çela: Se bundra luan edhe me Taon.

“E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos”, komentoi Berisha para se të kthehej te leximi i komunikimeve.

Çela: Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë…

Çela: I dola borxhit Taos.

“Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush. Po si jeni kështu mo, si ka mundësi? ‘Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit’”, tha Berisha më tej.

Historia e kësaj dosje hetimore nis më 24 qershor 2018, kur në Portin e Durrësit u sekuestruar rreth 3.4 milionë euro.

Lexo edhe:

“30 mijë € për moskompetencë”/ Bisedat në Sky të dosjes “Toyota Yaris”, si bëhej pazari: 15 me 15!

The post “Bundra luan edhe me Taon”, Berisha publikon mesazhet e “SKY” në Kuvend. Ministri i implikuar në 3.4 mln eurot e sekuestruara? appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *