Kërcënoi me armë policët bashkiakë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 39-vjeçar në Durrrës është vendosur në pranga pasi kërcënoi me armë sportive policët e bashkisë pas një konflikti.

Sipas njoftimit të policisë Gentjan Kërçuku iu prezantua efektivëve si punonjës i strukturave ligjzbatuese, konkretisht si punonjës i SPAK.

Burime bëjnë me dije se shkak ka qenë një ndalim kundravajtje i automjetit të 39-vjeçarit. Në momentin që blutë i kanë kërkuar të largohet ka filluar edhe debati mes palëve.

“Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Kërcënoi me armë policët bashkiakë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *