Testamenti, Janullatos i dhuron depozitat financiare Kishës së Shqipërisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

40 ditë pas vdekjes së tij, është hapur dhe testamenti i fundit i Kryepeshkopit Anastas Janullatosit.

Aty thuhej se të gjitha depozitat e tij financiare si Kryepeshkop i përkisnin Kishës së Shqipërisë, me gjysmën e tyre që do të shkonin për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’, ndërsa pjesa tjetër do të përdorej për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës.

“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë”, thuhej në testament.

The post Testamenti, Janullatos i dhuron depozitat financiare Kishës së Shqipërisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *