Aksidenti me 2 viktima në rrugën Elbasan-Peqin, tre të lënduarit dërgohen te Trauma

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tre prej pesë personave që mbetën të lënduar dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Nga aksidenti i djeshëm humbën jetën dy persona, nënë bir. Ata ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.

The post Aksidenti me 2 viktima në rrugën Elbasan-Peqin, tre të lënduarit dërgohen te Trauma appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *