Berisha mbërrin në SPAK/ Demokratët mblidhen në protestë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga GJKKO, lidhur me dosjen “Partizani”.

Berisha është pritur në ambjentet e SPAK nga mbështetësit e tij demokratë të cilët janë mbledhur në protestë. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD-së, mes tyre edhe Flamur Noka. Në një deklaratë për media duke komentuar rastin e Berishës Noka shprehet se PD sipas tij është drejt fitores dhe asnjë formë nuk e ndalon dot.

Noka: Ju e keni vënë re që Berisha nxjerr vazhdimisht lidhjet kriminale të Taos dhe do vazhdojë të nxjerrë. Cdo lloj forme që përdorim nuk na pengon dot, jemi duke ecur drejt fitores. Transparenca me shqiptarët është detyra e PD-së.

The post Berisha mbërrin në SPAK/ Demokratët mblidhen në protestë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *