Berisha sot në SPAK për masën e sigurisë, demokratët mblidhen para institucionit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”. Ndërkohë, para Prokurorisë së Posaçme pritet të mblidhen në protestë mbështetës demokratë.

Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

The post Berisha sot në SPAK për masën e sigurisë, demokratët mblidhen para institucionit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *