I dënuar për kanosje dhe zhvatje në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Tirana (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Shtetit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 32” është vënë në pranga shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.

Autoritetet policore bëjnë me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e Daniel Koralit në Itali.

The post I dënuar për kanosje dhe zhvatje në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Tirana (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *