Në kërkim për kultivim drøge, ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 30-vjeçari shqiptar është ekstraduar nga Madridi pasi akuzohet për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg kanabisi, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.

The post Në kërkim për kultivim drøge, ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *