Në pranga 35-vjeçari shqiptar në Itali, u ap duke shpërndarë lëndë narkotike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu shqiptar. Ai e fshinte drogën në pemët me lajthi në zonën e Vairano Scalo.

Nga kontrolli fizik në makinën e marrë me qera të cilën e drejtonte 24-vjeçari, u janë gjetur 1710 eurosh cash. Ndërkohë tek tokat me lajthi është gjetur një kavanoz qelqi me 56 doza kokainë, me peshë totale 100 gramë.

Sakaq, shtetasi 24 vjeç është duke u proceduar në gjendje të lirë, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Në pranga 35-vjeçari shqiptar në Itali, u ap duke shpërndarë lëndë narkotike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *