Transportonte armë dhe municione, arrestohet 15-vjeçari në Mirditë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Mirditës ka arrestuar një të mitur, i cili është kapur duke transportuar armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit të koduar “Sinjali” është vënë në pranga shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel, i cili është kapur në fshtain Fang, duke transportuar 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Policia thotë se po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.

The post Transportonte armë dhe municione, arrestohet 15-vjeçari në Mirditë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *