Adrian Mutu: “Kok*ina më shkatërroi, mund të kisha fituar Topin e Artë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aktualisht trajner i Petrolul Ploiești, klub rumun, Adrian Mutu është rikthyer të flasë për një periudhë të vështirë të karrierës së tij te Chelsea. Në një intervistë të gjatë për The Telegraph, ai rrëfeu:

“Përdorimi i kokainës gjatë aventurës me Blues ishte vendimi më i keq që mund të merrja”, tha ish-sulmuesi, i pezulluar në shtator të vitit 2004. “Isha në depresion dhe i trishtuar, por as depresioni dhe asgjë tjetër nuk mund të justifikojë veprimet e mia. Chelsea nuk toleronte përdorimin e drogës dhe e aprovoj vendimin e tyre” (Mutu u pezullua për shtatë muaj dhe klubi londinez kërkoi një dëmshpërblim rekord, red.).

Lexo më tej: Ishte në funeralin e të ëmës, Mutu shkarkohet për Krishtlindje: komunikata e turpshme e Neftci

“Erdha te Chelsea në një periudhë të trazuar të jetës sime personale dhe u gjenda i përfshirë në shumë situata të vështira”, vazhdoi Mutu. “Isha i ri dhe i vetëm, bëra një gabim dhe e pagova shtrenjtë. Nuk isha mësuar me atë lloj jete. Topi i Artë? Për më shumë se një sezon isha mes më të mirëve në botë, mund ta kisha fituar. Por zgjedhjet e gabuara më penguan. Për këtë, megjithatë, mundohem të mos e qortoj veten”.

Para se të transferohej te Chelsea, Mutu kishte shkëlqyer me Parman, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat. Më pas erdhi aventura e tij te Juventus (sezoni 2005/06) dhe transferimi te Fiorentina, ku u ribashkua me trajnerin Prandelli, me të cilin pati një eksperiencë të shkurtër por të suksesshme në Parma. Sezoni i fundit në Itali ishte me Cesena, përpara se të firmoste me ekipin francez Ajaccio.

The post Adrian Mutu: “Kok*ina më shkatërroi, mund të kisha fituar Topin e Artë” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: