Garo: Një kryeministër që blen pajisje përgjuese ka frikë nga populli i tij

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për blerjen dhe përdorimin e teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI), duke e cilësuar atë një kërcënim serioz ndaj privatësisë dhe demokracisë.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, tha se kjo është një shenjë frike nga qytetarët dhe një përpjekje për kontroll total.

Ajo premtoi se, me rikthimin e Sali Berishës në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre dhe privatësia do të mbrohet. PD kundërshtoi çdo përpjekje për mbylljen e platformave sociale si TikTok pa një bazë ligjore të qartë. Garo u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër këtyre masave, duke e quajtur situatën alarmante. Ajo tha se vendi po shkon drejt një regjimi kontrolli total nga qeveria. PD paralajmëroi se nuk do të lejojë censurën dhe përgimin masiv të qytetarëve. Sipas saj, është koha për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Deklarata :

Një kryeministër që blen dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja – ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë.

Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri!

Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas.

Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë!

The post Garo: Një kryeministër që blen pajisje përgjuese ka frikë nga populli i tij appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: