Një vit në burg për përd*unim, tani del i pafajshëm: Gjykata shfajëson Dani Alves

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas më shumë se një viti në burg, Dani Alves është shpallur i pafajshëm për akuzën e dhunës seksuale ndaj një vajze në diskotekën Sutton të Barcelonës. Seksioni i Apelit i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës, i përbërë nga tre gra dhe një burrë, ka pranuar ankesën e ish-mbrojtësit për ngjarjen e ndodhur më 31 dhjetor 2022, duke argumentuar se vendimi i Gjykatës së Barcelonës përmbante “një sërë mangësish, pasaktësish, mospërputhjesh dhe kundërthëniesh mbi faktet, vlerësimet juridike dhe pasojat e tyre”.

Në thelb, dëshmia e vajzës nuk është konsideruar e mjaftueshme për të konfirmuar dënimin me katër vite e gjysmë burg për 41-vjeçarin, ndaj ka mbizotëruar parimi i prezumimit të pafajësisë për ish-futbollistin. Gjykata ka rrëzuar ankesat e prokurorisë, e cila kërkonte ose anulimin e pjesshëm të dënimit ose rritjen e tij deri në nëntë vjet (pala private nga ana e saj kërkonte që dënimi të rritej deri në dymbëdhjetë vjet).

Lexo më tej: Video/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar: braziliani del pas 14 muajsh burg

Për momentin, avokatja e Dani Alves, Inés Guardiola, nuk ka sqaruar nëse do të kërkohet një dëmshpërblim: “Jam pranë tij, më në fund drejtësia u vu në vend,” – tha ajo për RAC-1. – “Jam e emocionuar dhe e lumtur, ai është i pafajshëm. Duhet të lexoj vendimin, i cili ende nuk është përfundimtar. Për sa i përket dëmshpërblimit, nuk mund të them asgjë.”

Kujtojmë se në mars të vitit 2024, Dani Alves u lirua nga burgu Brians 2 pasi pagoi një garanci prej 1 milion eurosh. Njëkohësisht, atij iu hoqën pasaportat dhe iu urdhërua të qëndronte larg nga e ashtuquajtura viktimë, si dhe të paraqitej çdo javë në gjykatë.

The post Një vit në burg për përd*unim, tani del i pafajshëm: Gjykata shfajëson Dani Alves appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: