Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, 4 në kërkim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme në Lezhë.

Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

Ervin Nika , 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç. Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim”, njofton polciia.

The post Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, 4 në kërkim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: