Sot afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së/ 13 kandidatë në garë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Janë mbyllur sot aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së. Sikurse u vendos në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të RTSH, sot ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëvë që do të marrin pjesë në këtë garë.

Sipas informacioneve, janë 13 kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së, ku mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit.

Në mbledhjen më të fundit, Këshilli Drejtues i RTSH, vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para, duke rrëzuar procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.

Tashmë pritet që Këshilli Drejtues të vendosë shpalljen e kandidaturës fituese.

Aplikantët për Drejtorin e RTSH

  • Gëzim Nazif Xhaxhaj
  • Flamur Buçpapaj
  • Kliton Rama
  • Zoje Jakaj (Marashi)
  • Jetmir Shpuxa
  • Laureta Roshi
  • Ermal Hoxha
  • Eni Vasili
  • Harrila Koçi
  • Engjëllush Musai
  • Mimoza Haxhiaj
  • Elton Metaj
  • Enrik Mehmeti

The post Sot afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së/ 13 kandidatë në garë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: