Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj ka folur lidhur me takimin e tij të fundit me Hashim Thaçin. Steinbaum gjatë fjalës së tij u shpreh se takimi i tij i fundit me të ishte para se të jepej vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë. Sipas tij, Thaçi ishte mirë dhe se nga një anë e priste që vendimi do të ishte i dëmshëm për të dhe Kosovën.
“U takova me ish-kryeministrin Thaçi në Hagë rreth një javë para se të jepej vendimi. Ai dukej mirë, i shëndetshëm dhe ishte optimist nga njëra anë, por edhe disi e priste që vendimi do të ishte i dëmshëm, dhe po ashtu jo vetëm ndaj tij, por edhe për demokracinë në Kosovë. Ndaj kur e takova rreth një javë para vendimit, më lejoni të bëj një koment tjetër: Të kalosh gjashtë vjet në burg pa një vendim ishte një tjetër gabim i gjykatës. Thaçi nuk rrezikonte të arratisej, ai u dorëzua vullnetarisht.
Ndaj nëse kjo do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, pra mbajtja për gjashtë vjet në burg pa e dënuar, do të kishte qenë shkelje e kushtetutës, pasi është shumë e pazakontë të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për krimet për të cilat nuk ishin dënuar ende”, tha ai.
I pyetur lidhur me besimin e Thaçit ndaj SHBA, Steinbaum theksoi se ai besonte ende tek aleanca mes dy vendeve.
Ai besonte ende tek Shtetet e Bashkuara dhe nuk tha asgjë për mundësinë që të ndihej i tradhtuar. Besimi i tij tek Shtetet e Bashkuara, tek aleanca mes dy vendeve do të mbetet i fortë dhe nuk dëgjova asgjë tjetër të thuhej prej tij”, shtoi ai.
The post “Thaçin e takova para vendimit”, ish-zyrtari i SHBA: E priste që dënimi do ishte i rëndë appeared first on Euronews Albania.
