Pogradec/ Mjeti del nga rruga në afërsi të fshatit Piskupat, plagoset pasagjerja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e këtij mjeti.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra.

Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Pogradec/ Mjeti del nga rruga në afërsi të fshatit Piskupat, plagoset pasagjerja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: