Raporti i CIA-s për sulmet ruse, Macron: Nuk jemi informuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mohuar raportimet se CIA kishte paralajmëruar Francën për një operacion të mundshëm rus me dronë ndaj vendeve të Europës Jugore.

Macron tha se shërbimet franceze nuk kanë marrë një informacion të tillë, ndërsa edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, deklaroi se alarmi i raportuar nga gazeta spanjolle “El Mundo” nuk është konfirmuar.

Megjithatë, Macron paralajmëroi se kërcënimi rus ndaj Europës mbetet real dhe se një sulm i tillë është i mundshëm.

Ai iu referua edhe fushatës hibride të Moskës dhe sulmit me dron ndaj aeroportit Leipzig, të cilin autoritetet gjermane ia kanë atribuuar Rusisë.

Presidenti francez tha gjithashtu se një mobilizim i ri rus prej rreth 300 mijë trupash është një skenar i besueshëm, në një kohë kur Moska vijon luftën për kontrollin e Donbasit.

The post Raporti i CIA-s për sulmet ruse, Macron: Nuk jemi informuar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: