Shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është shtyrë ditën e sotme në GJKKO. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve, për tu njohur me aktet e hetimit 2-mujor, pasi SPAK solli veprimet hetimore të kryera ndaj Veliajt. Seanca e radhës ndaj Veliajt do të mbahet në datën 23 prill.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: