Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Shqipëri kanë mbërritur disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit. Sipas burimeve një pjesë e fletëve janë tashmë në territorin shqiptar dhe po kalojnë përpunimin në sistemin postar.

Ndërkohë, fletët e tjera ndodhen ende në qendrën e përpunimit në Leipzig të Gjermanisë, nga ku pritet të nisen drejt vendit tonë. Avioni me dërgesat do të mbërrijë nesër në orën 17:25 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa pas përfundimit të procedurave dhe transportit, kutitë me fletët e votimit pritet të mbërrijnë rreth orës 19:00 në Parkun Olimpik në Tiranë

The post Mbërrijnë në Shqipëri disa nga fletët e para të votimit për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: