Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Finalja e Kupës së Serbisë mes Vojvodinës dhe Crvena Zvezda (Ylli i Kuq) përjetoi një moment dramatik pak para fundit të pjesës së parë, kur në rezultatin 1-0 për skuadrën e Beogradit (që më pas triumfoi 3-0), nga njëra prej tribunave u hodh një mjet shpërthyes që bëri që katër futbollistë të rrëzohen në fushë, të “goditur” nga zhurma e fuqishme e kapsollës, e cila fatmirësisht nuk i goditi fizikisht.
Ndërpritet finalja e Kupës së Serbisë
Po luhej minuta e 41’ e pjesës së parë të finales së kupës kombëtare, në stadiumin Kraljevica në Zajeçar, kur nga sektori i tifozëve të Vojvodinës u hodh mjeti shpërthyes, që shpërtheu në zonën e penalltisë së Crvena Zvezdës, e cila po mbronte në një goditje nga këndi.
Incidenti la katër lojtarë të shtrirë në bar, dukshëm të tronditur: tre të Vojvodinës dhe një i Crvena Zvezdës. Reagimi i gjyqtarit ishte i menjëhershëm: ndërpreu ndeshjen dhe lejoi hyrjen urgjente të stafit mjekësor. Frika se mund të kishte ndodhur diçka e rëndë u zhduk shpejt: nuk pati të lënduar apo pasoja të tjera.
BREAKING: Serbia Cup final disrupted as explosive device thrown onto pitch in 41st minute of Vojvodina vs. Crvena Zvezda. Four players collapsed; match paused for 5 minutes. No serious injuries reported. Crvena Zvezda wins 3-0. #SerbiaCup #Footbal pic.twitter.com/9a9JfiF6zg
— EOC-News (@eocbreakingnews) May 22, 2025
Shoku pas ngjarjes vonoi me disa minuta rifillimin e lojës. Nuk u identifikua asnjë përgjegjës në tribunën e tifozëve të Vojvodinës, gjë që shkaktoi polemika në Serbi për kushtet e sigurisë në të cilat u zhvillua ndeshja. FIFPRO, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve, dënoi vendimin e gjyqtarit për të vijuar ndeshjen pa identifikuar autorët nga publiku, duke theksuar se dhuna në vendin e punës nuk duhet toleruar.
Crvena Zvezda nuk u shpërqendrua nga episodi dhe fitoi Kupën e Serbisë, duke e thelluar rezultatin në 3-0 në kohën shtesë, me gola të shënuar në minutat 95 dhe 102. Skuadra nga kryeqyteti siguroi kështu një “Dyshe” të pasur, pasi kishte siguruar edhe fitoren e kampionatit disa javë më parë.
Étoile rouge – Vojvodina #Firma #Vojvodina #NoviSad #firma1989 #fkvojvodina #VojvodinaZvezda (21.05.25) pic.twitter.com/ZrJeclpI9r
— 1899 Mode Ultrà (@ultras1899_) May 22, 2025
The post Tifozët e Vojvodinës hedhin mjetin plasës: 4 lojtarë të Crvena Zvezda shemben përtokë appeared first on Lapsi.al.
