VIDEO – gol në finale dhe priti dy penallti, Berisha i jep Kupën e Suedisë skuadrës së Hacken

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Etrit Berisha ishte vendimtar në suksesin e skuadrës së tij Hacken kundër Malmos në finalen e Kupës së Suedisë.

Portieri shqitpar priti dy penallti, ndërsa realizoi edhe vetë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Një formë e jashtëzakonshme e 36-vjeçarit, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për dy takimet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Seribisë e Letonisë.

120 minuta lojë u mbyllën pa gola, ndërsa fati i finales u vendos nga gjuajtja e penalltive. Gjatë sfidës, portieri 36 vjeçar u dallua me pritjet vendimtare duke e ruajtur portën e paprekur.

“U shfaqëm të qetë kur ndeshja shkoi me penallti. Në shtesë u përpoqëm që të mbanim portën të paprekur dhe u përqndruam më shumë në mbrojtje. E dinim që jemi të zotë të 11-metërshat”, tha Etrit Berisha.

Hacken do të luajë në sezonin e ardhshëm në kualifikueset e Ligës së Europës.

Ai u bë pjesë e ekipit dy muaj më parë si futbollist i lirë, ndërsa në të kaluarën e ka fituar këtë trofe dhe Superkupën me skuadrën e Kalmarit.

The post VIDEO – gol në finale dhe priti dy penallti, Berisha i jep Kupën e Suedisë skuadrës së Hacken appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: