Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
PSG ka shënuar golin e dytë përballë Interit në finalen e madhe të Uefa Champions League.
Francezët kaluan fillimisht në avantazh me Achraf Hakimi, në minutën e 12′, ndërsa për dyfishimin e shifrave në të 20′ mendoi Desire Doue pas një kundërsulmi ‘vrastar’ me asistin e Dembele.
Të dyja skuadrat i kanë shkuar shumë afër në të kaluarën trofeut, por francezët u mposhtën nga Bayern Munchen në finalen e vitit 2020, ndërsa ekipi italian Interi u mund nga Manchester City, dy vite më parë.
Takimi mes PSG dhe Inter po luhet në Gjermani, në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut.
The post Finalja e Champions League/ Interi i “mpirë” në Mynih, PSG realizon golin e dytë brenda 20 minutash appeared first on GIJOTINA.
