Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nën akuzën për korrupsion Prokuroria italiane ka vënë nën hetim Guvernatorin e rajonit të Kalabrias Roberto Occhiuto, i Partisë Forza Italia e 4 persona të tjerë.

Mes tyre dhe bashkëpuëntori i tij  prej vitesh Paolo Posteraro, aktualisht Drejtor i Zyrës së Sekretarisë të Nënsekretares së Shtetit, (ministre pa protofol) në raportin mes Qeverisë Meloni e Parlamentit, Matilde Siracusano, ish parlamentare e Forza Italia dhe partnerja në jetë e guvernatorit të Kalabrias.

Hetime komplekse dhe të sekretuara nga Prokuroria e Katanzaros, zbardhin një gërshetim aferash mes politikës, institucioneve e kompanive private.

Paolo Posteraro dikur ortak e administrator në kompanitë e biznesit të guvernatorit të Kalabrias, është njëherësh dhe pronar i vetëm i kompanisë ITALISE Albania shpk, hapur më 2022 në Tiranë.

Shoqëria e tij mund  të kryejë cdo aktivitet tregtimi, shpërndarje, depozitimit të produkteve të botuara të cdo tipi e formati, nënprodukteve të tyre, cdo aktivitet tregtar në fushën e eventeve, konceteve, shfaqjeve teatrale e muzikore, ekspozitave ta artit, ecomerce, aktivitete call center, shërbime teknologjie e outsourcing etj.

Paolo Posteraro, deri pak kohë më parë ishte dhe administrator i përgjithshëm i kompanive në pronësi të guvernatorit të Kalabrias e pikërisht këtu ka dhe burimin nisja e hetimeve të Prokurorisë së Katanzaros.

Sinjalizuar nga drejtoria e Antiriciklimit të Banka Italia e cila ka dokumentuar opèracione financiare e derdhje të shumave nga fonde publike lëvruar gjatë pandemisë Covid 19 për llogari të kompanive të menaxhuara nga Paolo Posterano e në pronësi të Guvernatorit të Kalabrias.

Ndër 5 personat e tjerë të vënë nën hetim është dhe Ernesto Ferraro, kreu i rrjetit hekurudhor të Katanzaros, kompania e transportit publik rajonal e një emër mjaft pranë familjes Occhiuto.

Fije ndërlidhëse mes individë e kompani publike e private,  institucione e fitime afariste, ndërtojnë dosjen hetimore të Prokurorisë kalabreze që ruan një sekret të plotë mbi aktet hetimore.

Vetë Guvernatori i Kalabrias Roberto Occhiuto ka pranuar se është nën hetim përmes një video shpërndarë në rrjetet sociale.

“Është si një akuzë për vrasje”, komenton në video guvernatori i Kalabrias, “nuk jam i qetë, se është një akuzë e rëndë e për herë të parë në jetën time. Po ju ftoj të kontrolloni gjithcka se kam punuar nderëshmërisht në shërbim të rajonit”, shprehet ai.

/Syri.net/

The post Itali/ Prokuroria vendos nën hetim 5 persona mes tyre Guvernatorin e Kalabrias dhe ortakun e tij me kompani në Shqipëri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: