Vrau 16-vjeçarin për t’i grabitur orën Rolex, dënohet me burg përjetë Kristian Cenaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, i akuzuar për vrasjen e Mariglen Gjonajt, një 16-vjeçar që u zhduk në vitin 2017.

Sipas vendimit gjyqësor, Cenaj u shpall fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi vrau adoleshentin pas një grabitjeje për një orë Rolex.

Trupi i pajetë i Gjonajt u gjet i groposur në zonën e Fushë Kuqes, shtatë vite pas zhdukjes së tij.

The post Vrau 16-vjeçarin për t’i grabitur orën Rolex, dënohet me burg përjetë Kristian Cenaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: