I shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash, vihet në pranga 73-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është vënë në pranga një 73-vjeçar, banues në Greqi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policisë, shqiptari  me inicialet J. K., ishte shpallur në kërkim më datë 29.05.2025 për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. Atij i janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Pas kapjes në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

The post I shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash, vihet në pranga 73-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: