Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zonë pyjore në Malaj të Mirditës është përfshirë ditën e sotme nga një zjarr masiv.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikësë dhe prej dy orësh po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses, ndërsa dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.

Një vatër zjarri u raportua më herët gjatë ditës në Karbunarë në disa plantacione me agrume dhe ullishte. Flakët e përhapura edhe nga era e fortë, kanë djegur edhe disa magazina të vogla të fermerëve të zonës.

The post Përfshihet nga një zjarr masiv zona pyjore në Malaj të Mirditës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: