Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke triumfuar 3:1 ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Dardanet” kosovare zhvilluan një ndeshje të fortë dhe arritën ta fitojnë setin e parë me rezultat 30:28, ndërsa të dytin 25:17.
Maqedonia e Veriut reagoi në setin e tretë, të cilin e fitoi 25:19, por Kosova e mbylli ndeshjen në setin e katërt me 25:16.
Me këtë triumf, Kosova regjistron fitoren e dytë në tri ndeshje në Grupin B, pas suksesit 3:0 ndaj Algjerisë. Në ndeshjen hapëse, Kosova ishte mposhtur nga Greqia 3:0.
Kjo fitore e forcon Kosovën në garën për një pozitë sa më të mirë në grup dhe përfaqëson një tjetër rezultat të rëndësishëm për volejbollin kosovar në debutimin në Lojërat Mesdhetare.
The post Volejbolli i femrave: Kosova mposht Maqedoninë e Veriut dhe shënon fitoren e dytë në Taranto appeared first on Euronews Albania.
