Zjarr në Pilur të Himarës, rrezikohen ullishtet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës.

Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po punojnë me mjete manuale dhe pompa shpine. Nga ana tjetër thuhet se pritet që të ndërhyhet edhe me helikopter nga ajri për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet e vështirë për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

The post Zjarr në Pilur të Himarës, rrezikohen ullishtet appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: