‘Kërcejnë’ grushtat e shkelmat në Vlorë pasi një taksi përplaset me biçikletën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Një taksi dhe një biçikletë janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën ‘Dhimitër Konomi’.

Shoferi i cili po drejtonte taksi është identifikuar si Adriatik Lame, ndërsa drejtuesi i biçikletës shtetasi amerikan Alex Shower. Si pasojë e përplasjes ky i fundit përfundoi në spital. Pas ndihmës mjekësore 30-vjeçari u largua nga ambientet e spitalit.

Pas aksidentit të drejtuesit e mjeteve dhe disa persona të tjerë janë konfliktuar me njërin tjetrin duke u rrahur me grushte dhe shkelma. Është dashur ndërhyrja e efektivëve që sherri mos të agravonte më tej.

The post ‘Kërcejnë’ grushtat e shkelmat në Vlorë pasi një taksi përplaset me biçikletën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: