Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

I. R., 64 vjeç është gjetur i pajetë në Sarandë. I ndieri ishte i punësuar si roje në Portin e Sarandës.

Sipas raportimeve paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.”, njofton policia.

The post Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: