Plagoset rëndë një person në Korçë dhe transportohet drejt Tiranës, në pranga autori

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre, ku sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Korçës.

Pasi e ka goditur me grushte në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga komisariati i policisë së Korçës.

I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

The post Plagoset rëndë një person në Korçë dhe transportohet drejt Tiranës, në pranga autori appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: