Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka njoftuar anulimin e vizitës së planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me reagimet dhe ceremonitë që kanë shoqëruar kthimin e eshtrave të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç, në Beograd.
Në një reagim në X, Kos thekson se Mlladiçi është dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke e cilësuar rikthimin e eshtrave të tij në Beograd si një kujtesë për “faqet më të errëta” të historisë së fundit të Evropës.
“Lavdërimi që rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt BE-së”, shprehet komisionerja evropiane.
Kos thekson se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës.
“Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk janë të negociueshme”, deklaron ajo.
The post Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Lavdërimi i Ratko Mlladiç është i papajtueshëm me vlerat e BE-së appeared first on Euronews Albania.
