U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen 2 inxhinierët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Drejtori teknik i kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj, dhe inxhinieri Elton Malkaj janë liruar nga qelia. Vendimi u mor nga prokurorja Esmeralda Basho.

Metaj dhe Malkaj u vunë në pranga një ditë më parë nga polica, me dyshimet se po ndërtonin pa leje të një TEC-i në zonë publike në Delvinë. Gjithashtu u bë dhe bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen u shpallën në kërkim Sokol Meqemaj dhe Juglerd Ibrahimi. Meqemaj është pronar i kompanisë dhe Ibrahimi është administrator. Dy të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim ishin të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe vetë kompania “Delvina Gas Company”, e cila ka mohuara akuzat, ndërsa avokatët e saj në reagimin për mediat kanë sqaruar se objekti në fjalë nuk është një impiant prodhimi energjie (TEC), por një impant pastrimi, pjesë integruese e pusit të gazit në vendburimin e Delvinës.

Sipas kompanisë, ky impiant është ndërtuar që prej tre vitesh dhe aktualisht ndodhet në fazë mirëmbajtjeje. Dy teknikët e arrestuar ishin thjesht mirëmbajtës, ndërsa vetë subjekti pretendon se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore në përputhje me kuadrin hidrokarburor në fuqi.

The post U arrestuan pas dyshimeve për ndërtimin e një TEC-i në hapësirë publike, lirohen 2 inxhinierët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: