Esat Mala është zyrtarisht lojtari më i ri i Teuta. 27-vjeçari u largua nga Vllaznia pas katër sezonesh për të provuar një aventurë të re në Superiore me djemtë e detit.
“Mirë se vjen në Durrës, Esat Mala! 27-vjeçari i bashkohet Teutës pas një eksperience të gjatë në Abissnet Superiore dhe tashmë do të veshë fanellën blu për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës”, thuhet në njoftimin e Teutës.
Mala është afrimi i tretë në merkaton e verës nga Teuta. Më parë janë prezantuar Fangaj dhe Umejiego, ndërsa bregdetarët janë në diskutime edhe me Kallakun, Bregun dhe Lajthian.
The post Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia appeared first on Euronews Albania.
