Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit, Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të tjetra ndaj qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij është një ‘narko-diktaturë’ e lidhur ngushtë me botën e krimit, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë komunikimit me gazetarët, kryedemokrati Berisha u ndal veçanërisht në atë që e cilësoi si kapje e strukturave shtetërore nga individë të inkriminuar. Ai akuzoi qeverinë se e ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme në duart e personave me precedent penal, duke përmendur edhe emra konkretë.

‘Perlat Çulhaj, një trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me grupet kriminale, manipulim provash dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme, është sot pjesë e strukturave drejtuese të ministrisë, duke u emëruar si drejtor i sektorit të analizës shkencore të ministrisë së Brendshme. Ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Saimir Tahirit dhe një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë,’ -theksoi kreu i PD-së Sali Berisha.

Sipas liderit të demokratëve, këto emërime janë prova e qartë se ‘droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit’, duke sjellë si pasojë rënien e rendit dhe ligjit dhe përhapjen e kriminalitetit në të gjitha nivelet e administratës publike.

The post Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit, Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: