Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme në Ankara, pas sulmeve të reja masive ruse ndaj Kievit mbrëmë.

“Çështja e mbrojtjes ajrore dhe raketore duhet të përfshihet në rezultatet kryesore që presim. Me kusht që, sigurisht, NATO të ketë ende njëfarë rëndësie për aleatët”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm të transmetuar në mediat sociale.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi me forcë sulmin rus ndaj Kievit, më i rëndi që nga fillimi i luftës, sipas zëdhënësit të tij, Stephane Dujarric.

“Çdo sulm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalet menjëherë”, shtoi Dujarric para gazetarëve, duke përsëritur thirrjen e OKB-së për deeskalim dhe armëpushim.

The post Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore  appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: