Pas 15 vjetësh, Dinamo kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Dueli u mbyll në barazimin 1-1 me Atletik Eskaldes në stadiumin “Elbasan Arena”, por dinamovitët u kualifikuan falë rezultatit 1-2 në Andorrë në ndeshjen e parë.

Zabërgja ishte ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë gjërat filluan të shkonin keq për blutë të cilët pësuan gol në të 49-ën dhe 52-ën mbetën me 10 lojtarë për shkak se Karamba mori karton të kuq.

Por fati u kthye në anën e skuadrës së Dajës pasi në të 77′ edhe skuadra nga Andorra ngeli me 10 lojtarë. Kështu u mbyll sfida.

DINAMO 1-1 ATLETIK ESKALDES

17′ Zabërgja/ 49′ Berlanga

49’ Skuadra nga Andorra gjen golin duke barazuar shifrat.(VIDEO)

17’ GOOOL DINAMO 1-0/ Zabërgja merr një top të mirë në zonë, shmang dy mbrojtës dhe në fund mposht portierin Marinoviç. Shpërthen festa në stadium!(VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

The post Pas 15 vjetësh, Dinamo kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: