7 vatra zjarri aktive, problematika në disa qarqe

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se situata e zjarreve në vend mbetet problematike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra, ku 11 janë shuar, ndërsa 7 mbeten aktive.

Vatrat aktive dhe ndërhyrjet në terren

  • Qarku Vlorë: Në fshatin Navaricë të bashkisë Finiq, zjarri është aktiv dhe situata është problematike për shkak të erës. Në ndihmë të forcave në terren, po shkon një helikopter i Forcës Ajrore. Gjithashtu, një avion kroat “Canadair” po ndihmon në operacionet ajrore.
  • Qarku Fier: Në fshatin Lofkënd të bashkisë Mallakastër, zjarri është izoluar në pjesën më të madhe të tij falë ndërhyrjes nga ajri dhe angazhimit të 25 efektivëve të Forcave të Armatosura.
  • Qarku Lezhë: Në fshatin Malaj Epërm të bashkisë Mirditë, zjarri është aktiv në një zonë të vështirë malore me pyje pishe dhe lisi. Punonjësit po përqendrohen në krijimin e brezave ndarës për të penguar përhapjen e flakëve. 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë në terren për të ndihmuar në këtë operacion.
  • Qarku Dibër: Një zjarr i shuar disa ditë më parë është riaktivizuar në “Mali i Allushit”, por është vënë sërish nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.
  • Qarku Elbasan: Në fshatin Lleshaj të bashkisë Gramsh, punonjësit e Shërbimit Pyjor po monitorojnë situatën për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.
  • Qarku Tiranë: Zjarri në malin e Bërzhitës është vënë nën kontroll, dhe puna po vazhdon për shuarjen përfundimtare.
  • Tepelenë: Midis fshatrave Turan dhe Dukaj, forcat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

The post 7 vatra zjarri aktive, problematika në disa qarqe appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: