Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, detajet e para

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një i ri nga Tirana është paraqitur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në spital, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Bëhet fjalë për shtetasin Renato Çadra, rreth 27 vjeç.

Autoritetet policore raportojnë se ngjarja ka nodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, teksa ende nuk dihen rrethanat se si është plagosur i riu. Bëhet me dije se 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

The post Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Tiranë, detajet e para appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: