Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kryeministri Rama ka pranuar indirekt dështimin me turizmin, gjatë një bashkëbisedimi nga profili i tij në rrjetet sociale. Atë që e quajti “çështja e turistëve” Rama tha se do ta diskutojë në shtator duke paralajmëruar masa të tjera për plazhet vitin e ardhshëm.
“Rilindja urbane 2.0 është një projekt që do vijë për 4 vjet. Nuk e linim dot për në dimër. Çështja e turistëve lidhet me gjërat e tjera për të cilat do të llafosemi shumë afër dhe shumë qartë në shtator. Një pjesë e industrisë po mendon për kap ça të kapësh sot. Do të marrim masa radikale për plazhet vitin e ardhshëm, shkundja e bashkive sot është për një të ardhme më të mirë nesër”, tha Rama.
The post I dështoi sezoni turistik/ Rama: Do llafosemi në shtator appeared first on Lapsi.al.
